Zbardhet dëshmia e gruas së Admir Murataj, çfarë tha ajo në polici për takimin me bashëshortin

Bashkëshortja e Admir Murataj, Albana Alidhima, ka folur në polici pas grabitjes së miliona eurove më 9 prill në aeroportin e Rinasit në Tiranë.

Në dëshminë e saj disa ditë pas ngjarjes, policia ka bërë të ditur se rrëfimi i saj ka qenë i rëndësishëm për të marrë vesh mbi vendet apo personat me të cilët mund të jetë shoqëruar Admiri.

Mirëpo, dëshmia e saj nuk ka sjellë shumë rezultat, pasi njësoj si vëllai i Murataj, ata nuk kanë pasur ç’të thonë.

Bashkëshortja e 47-vjeçarit mësohet të jetë shprehur se nuk e kishte takuar dhe as të kishte kontaktuar me të prej shumë vitesh. Madje, siç ka deklaruar ajo, që prej arratisjes së tij nga burgu i Trikallasë në vitin 2013, nuk kishte asnjë informacion se ku kishte qëndruar apo se me kë shoqërohej. Në këto rrethana, edhe dëshmia e saj nuk ka mundur të hedhë dritë rreth ndonjë personi të mundshëm, me të cilin Murataj mund të ketë bashkëpunuar gjatë grabitjes.

Burimi: Panorama.al

Ju mund të pëlqeni dhe këto