Zbardhet dëshmia e Dishit, autori zbulon arsyen pse i mori jetën Vilson Tafçiut: “Jam penduar”

Është zbardhur dëshmia e Noel Dishit, personit që vrau me armë zjarri Vilson Tafçiun në zonën e Astirit disa ditë më parë.

Përpara autoriteteve, Dishi ka thënë se nuk e kishte për qëllim që ta vriste shokun, por kur Vilsoni e shau nga nëna, ai e qëlloi.

Me Vilsonin ishim shoke prej vitesh. Nuk kam dashur ta vras. Te henen shkova tek artisti per ta takuar. Nuk kam patur si qellim ta vras. Une levizja gjithmone me arme me vete. Kur e takova ai me shau nga nena. U ndjeva shume i ofendur per shkak te maredhenies qe kishim pasur. Une e kam marre ne shtepi nuk duhet ta thoshte kete gje. U nervozova dhe e qellova. Pas krimit jam larguar dhe kam qendruar ne nje hotel ne Kavaje. Jam shume i penduar per krimin e kryer”, ka dëshmuar i riu.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto