Vrau biznesmenin në Himarë, Kliti Leka zbulon shkakun që e çoi në ekzekutimin e 51 vjeçarit

Kliti Leka është 53 vjeçari që ekzekutoi me armë zjarri biznesmenin Niko Goro mëngjesin e sotëm në Himarë.

Para policëve, autori ka deklaruar se i ka dhënë një sipërfaqe toke biznesmenit, por ky i fundit nuk i kishte dhënë paratë. Si pasojë, 53 vjeçari e ka gjuajtur me armë biznesmenin.

Kliti Leka

 “Niko Goros i kam dhënë tokën, nuk më ka dhënë lekët. Po ndërton në tokën time”, mësohet të ketë thënë Leka para uniformave blu. Leka është banues në Tiranë, por është nip në Himarë dhe për këtë tokë pretendon se e ka të trashëguar.

Ju mund të pëlqeni dhe këto