Vodhën portofolin dhe telefonin e 23 vjeçarit, arrestohet i riu dhe shpallet në kërkim një tjetër në Përmet

Policia në Përmet ka arrestuar një shtetas 28 vjeçar me inicialet V. L dhe ka shpallur në kërkim shtetasin me inicialet P. P, 28 vjeç, pasi kanë vjedhur telefonin dhe portofolin e shtetasit me inicialet L. L, 23 vjeç.

Në informacionet e marra, Policia e Përmetit ka bërë të ditur se shtetasi me inicialet P. P ka qenë i dënuar më parë për të njëjtin vepër penale.

Njoftimi i policisë:

I vodhën aparatin celular dhe portofolin një 23-vjeçari, bie në pranga njëri prej autorëve, tjetri shpallet në kërkim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet kanë arrestuar në flagrancë shtetasin V. L., 28 vjeç, banues në Përmet dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin P. P., 28 vjeç, banues në Përmet (i dënuar më parë për vjedhje), pasi në bashkëpunim me njeri-tjetrin i kanë vjedhur shtetasit L. L., 23 vjeç, banues në Përmet, një aparat celular dhe portofolin.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme.

Ju mund të pëlqeni dhe këto