Flower
Flower

Vjen rasti i parë me gripin AH1N1 në Durrës/ Detajet

Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e gripit AH1N1 në spitalin e Sanatoriumit “Shefqet Nroqi” në Tiranë.

Së fundmi, raportohet se një pacient i sëmurë me grip është shtruar prej tre ditësh në spitalin e Durrësit. Bëhet fjalë për një burrë 60 vjeçar, i cili ndodhet në repartin e reanimacionit të kirurgjisë dhe gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Kujtojmë se viktima e fundit e virusit ishte një i moshuar nga Shkodra, një nga Tirana dhe dy nga Elbasani, ndërsa mjekët këshillojnë vaksinimin e popullatës.

Ju mund të pëlqeni dhe këto