Vijojnë lëkundjet e tokës/ Bie tërmet në Shqipëri, zbulohet magnituda

Ditët e fundit janë shënuar disa lëkundje toke në Durrës. Mësohet se një tjetër tërmet ka rënë pak më parë në zonën e Durrësit.

Sipas Institutit Europian të Sizmiologjisë, EMSC, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.0 të shkallës Rihter. Epiqendra e lëkundjeve ka qenë 13 km larg Shijakut dhe 29 km larg Tiranës.

Tërmeti ka qenë me thellësi 2 km. Mësohet se edhe dje në Durrës ra një tërmet me magnitudë 3.0 të shkallës Rihter.

Ju mund të pëlqeni dhe këto