Video/Të bashkuar për një qëllim, studentët realizojnë protestën më të madhe prej kohësh

Studentët në ditën e dytë të protestës kanë arritur që të mblidhen së bashku për të kundërshtuar tarifën e 670 lekë për çdo provim të mbartur dhe shtyrjen e pagesës së taksës së shkollës në janar.

Kështu, me mijëra studentë të Universiteteve publike në Tiranë e në qytete të tjera, janë mbledhur për të protestuar ndaj këtyre vendimeve, duke realizuar kështu protestën më të madhe që është organizuar në disa kohë.

Studentët janë mbledhur vet dhe nuk udhëhiqen nga asnjë parti politike, ku disa herë kanë bërë thirrje se nuk kërkojnë përfshirjen e tyre.

Disa prej pankartave të tyre lexojnë: “Ne nuk jemi dele”; “Ne nuk paguajmë haraç”; “VKM është VK”; “Shfuqizoni VKM”; “Dija është nevojë”; “Mos na vrisni të ardhmen”; “Duam Shqipërinë si gjithë Europa”, “Jo politikë” etj, studentët i kanë bërë thirrje ministrisë për t’u ulur në bisedime e për të gjetur zgjidhje.

Bashkohuni me këtë det të madh studentësh!#AnulloVendimin

Gepostet von Për Universitetin am Donnerstag, 6. Dezember 2018

Ju mund të pëlqeni dhe këto