Video/ Refugjatët tregojnë kushtet skandaloze të kampit në Babrru: “S’kemi as lugë për të ngrënë…”

Një kamp në Babrru, në periferi të Tiranës, shërben si streha e disa refugjatëve që kanë ardhur në Shqipëri nga Lindja.

Ky kamp është i ndarë në gjashtë godina, ku secila prej tyre ndahet në 5-6 dhoma. Së fundmi, një shtetas nga Iraku ka dërguar një video tek “Balkanweb”, duke zbuluar kushtet skandaloze të kampit.

Bashkangjitur me këtë video, ai shkruan se prej 3 muajsh nuk kanë ujë të ngrohtë dhe pavarësisht se janë ankuar, nuk kanë gjetur zgjidhje, duke treguar se nuk kanë as lugë për të ngrënë.

“Jetojmë 5 vetë në një dhomë të vogël. S’kemi as lugë për të ngrënë bukë. Jemi 100 vetë dhe kemi vetëm 10 lugë. Edhe dyert janë të shkatërruara,” tregon ai.

Ju mund të pëlqeni dhe këto