Video e rrahjes së avokatit, flet e bija: Prokurori e ka kërcënuar në sallë

Del video e rrahjes se avokatit Ilia Ilia para Prokurorisë së Durrësit. Në video duket avokati me këmishë të bardhë, teksa është duke folur me një tjetër person. Në moment i afrohen dy persona, që pas një bisede të shkurtër nisin ta qëllojnë me grushta. Sipas asaj që tregoi avokati Ilia Ilia, dy personat e kishin kërcënuar në emër të prokurorit Arjan Ndoji.

Nga ana tjetër, vajza e Ilias për Faxweb.al, u shpreh se personat që e kanë rrahur avokatin, babanë e saj, janë shprehur qartë se e kanë bërë në emër të Prokurorit.

Sipas saj çdo gjë është e filmuar nga kamerat e sigurisë në Gjykatë, ku shihet se Ilian e qëllojnë me dorezë hekuri.

‘’Çdo gjë është filmuar nga kamerat aty dhe prokurori Ndoja vazhdon normalisht të qëndrojë në detyrë, ndërkohë që përpara se të goditej nga dy personat, një ditë më përpara është kërcënuar gjatë një debati në seancën gjyqësore që shumë shpejt avokati do bëhej pishman.

Dhe direkt pa kaluar 24 orë ndodhi goditja barbare dhe e pabesë. Ndërkohë që përpara se të dhunohej ata personat i kanë përmendur që ti je ai që ke debatuar me Ndojan.

Prandaj mos të thotë Ndoja që s’ka lidhje me ngjarjen sepse lidhja është e qartë sepse është një njeri i afërt i tij dhe një njeri që ka përmendur Ndojan para se ta godiste. Tre gjera nuk mund të jenë rastësi”, shprehet për Faxweb.al vajza e Ilias.

Ajo shprehet më tej se është e tronditur nga dhuna ndaj të atit të saj, pasi veprimi ka qenë barbar.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto