Vetingu në polici shtyhet për në shtator

Seanca e parë e vettingut për drejtuesit e lartë të policisë ishte paralajmëruar se do të niste që në muajin gusht, por është shtyrë për në shtator.

Shkak për shtyrjen mësohet ka qenë volumi i punës dhe dokumentet që priten për 300 gradat e para nga institucione si banka, hipoteka, zyrat e pastrimit të parave si dhe disa informacione që ende skanë ardhur nga jashtë vendit.
I pari që pritet të dalë në seancë dëgjimore pas hetimit të të karrierës, pasurisë dhe integritetit moral është Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu.

Ju mund të pëlqeni dhe këto