“Vepër e mrekullueshme”, fshihet piktura murale që u kritikua, reagon gazetari: “Kurrë më ndyrësi të tilla”

Në muajin qershor të këtij viti një pikturë murale në një pallat të zonës së Tiranës së Re në kryeqytet nxiti reagime të shumta.

Në të shfaqej një çift i moshuar lakuriq. Artisti i saj, Eljan Tanini, reagoi duke thënë atëherë se ajo ishte një pikturë e mrekullueshme.

“Kur vepra e mrekullueshme e kalon masën estetike, njerëzore, emocionin, gjendjen, provokon frikën dhe të vërtetën 😊
Ka shumë gjëra qe ende nuk janë gati për këtë vend, ashtu siç edhe vendi ka vite që pëllcet dhe meZi i mban ata njerëz që duan vetëm Babën.
Vepra e arriti qëllimin shumë shpejt 😉”, tha Tanini atëherë.

Por sot piktura është fshirë nga ky mur. Këtë e ka bërë të ditur gazetari Edi Goga, i cili shkruan se ndihet i çliruar.

“Sot e pashë dhe ndjehem i çliruar!
Sot kuptova se çfarë mrekullie mund të bëjnë dy kova me bojë të bardhë!
Për muaj të tërë devijoja rrugën, për të mos e hasur këtë paçavure shqetësuese që dikush e ka shitur dhe dikush e ka blerë për “art”!
Kurrë më ndyrësi të tilla, në fasadat e Tiranës. Italiani NemO’s le të shprehet atje ku “e kuptojnë”!”, ka shkruar ai.

Ju mund të pëlqeni dhe këto