“Vajzën ma kanë torturuar për muaj, po kërcënohemi”, flet babai i 17 vjeçares të abuzuar në Krujë

Së fundmi ka folur për mediat babai i vajzës 17 vjeçe që është abuzuar seksualisht nga një grup djemsh në Krujë.

Babai i saj ka kërkuar drejtësi, ndërsa ka thënë se fëmijët e tij kanë frikë të qëndrojnë në shtëpi. Ai ka thënë se të bijën e kanë torturuar për muaj me rradhë.

Shteti të më mbrojë familjen. Një prej personave të shpallur në kërkim më hodhi tritol te shtëpia. Ndihem i kërcënuar. Dua që shteti të më mbrojë jetën e fëmijëve se me bukë i mbaj vetë. Kanë frikë të rrinë në shtëpi. Vajzën ma kanë torturuar për muaj të tërë. Shteti të bëjë drejtësi”, thotë ai.

Ju mund të pëlqeni dhe këto