Ushtronte dhunë dhe kërcënonte të shoqen, arrestohet 46 vjeçari në Dibër/ Çfarë iu gjet në shtëpi

Policia në Dibër ka arrestuar sot 46 vjeçarin Ermir Puçi, i cili dhunonte dhe kërcënonte bashkëshorten e tij. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, iu sekuestrua një armë zjarri automatik dhe 18 fishekë.

Njoftimi i policisë:

Ushtronte dhunë dhe kërcënonte për vrasje bashkëshorten, ndërhyrja në kohë e policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të ngjarjes.

Sekuestrohet një armë zjarri automatik dhe 18 fishek, vihet në pranga 46-vjeçari

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër pas informacione të marra se një shtetas ushtronte dhunë në familje, kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë e profesionale kanë bërë të mundur parandalimin dhe përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. P., u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri automatik dhe disa fishek, më të cilën kishte kanosur për vrasje bashkëshorten e tij.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. P., 46 vjeç, banues në Dibër.

Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë Dibër për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Dhunë në familje”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto