U zunë për arsye banale, zbulohet shkaku pse 50 vjeçari në Korçë u vr.a me sëpatë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Korçë, ku Dashnor Osmani, 50 vjeç, ka gjetur vdekjen pasi është qëlluar me sëpatë në kokë.

Mësohet se autori i kësaj ngjarje është Zamir Topi, 42 vjeç, i cili është arrestuar. Sherri ka ndodhur për shkaqe banale, ndërsa viktima është vrarë në sy të fëmijës  dhe gruas.

 

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 28.01.2020, në lagjen nr. 9, në Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Z. T., 42 vjeç, banues në fshatin Pocestë, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin D. O., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Pocestë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë ku kanë kapur autorin e dyshuar, të cilin e kanë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto