U tha se ishte filmuar në momente intime me zyrtaren e qeverisë Rama, reagon ambasadori Soreca

Së fundmi, Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, ka folur për herë të parë mbi thashethemet që qarkulluan disa javë më parë se ai ishte në një lidhje me zv. Ministren  e Brendshme, Romina Kuko.

Gjatë emisionit “Open”, ai ka thënë se nuk ka dashur t’i japë rëndësi lajmeve të rreme, pasi janë thjesht shpifje.

 “Nuk reagova publikisht sepse nuk doja t’i jepja rëndësi lajmeve të rreme. Këto janë të këqija, shpifje. Ata që shpërndajnë lajme të rreme, pas disa kohe kjo sjellje e keqe u shkon kundër”, tha Soreca.

Lidhur me akuzat për korrupsion, ai u përgjigj: “Më lejoni të them një gjë e nuk do të spekuloj. Nuk jam dakord me ata që akuzojnë kolegët me korrupsion. Një ambasador është institucion dhe përgjigjet që jepen, jepen në formë institucionale. Ne flasim në emër të institucionit, jo vetëm unë por çdo ambasador tjetër. Çdo gjë që bëjmë këtu monitorohet. Dua që kjo të jetë tejet e qartë. Pra ne monitorohemi”, tha Soreca.

Ju mund të pëlqeni dhe këto