U raportua i zhdukur nga familjarët, gjendet 40 vjeçari Rrapush Çeça/ Ja ç’kishte ndodhur

Rrapush Çeça, 40 vjeçari që u shpall i zhdukur ditën e djeshme nga familjarët e tij, është gjetur. Raportohet se 40 vjeçari kishte bërë aksident.

Si pasojë, ai ka marrë disa plagë të rënda dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Elbasanit. Ndërkohë, grupi hetimor po heton mbi zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në fshatin Shijon, shtetasi Rr.Ç., 40 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Seat” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur vetë drejtuesi i mjetit i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ky shtetas ishte shpalluar në kërkim nga Komisariati i Policisë Elbasan mbrëmjen e djeshme, për largim nga banesa pasi kishin bërë kallzim familjarët se kishin humbur kontaktet me këtë person. Grupi hetimor po vijon punēn për zbardhjen e shkakut të aksidentit dhe dokumentimin e plotë të tij.

Ju mund të pëlqeni dhe këto