Flower
Flower

U përpoqën t’i vidhnin targat e mjetit, pronari kap në flagrancë autorët

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Memaliaj, ku disa persona të paidentifikuar u përpoqën t’i vidhnin targat një mjeti të tipit “Ford Focus”.

Mësohet se pronari i makinës që e kishte parkuar atë pranë banesës, ka arritur t’i dallojë autorët dhe i ka ndjekur ata për disa metra, të cilët më pas e hodhën targën në shesh dhe u larguan.

Mësohet se këto targa personat e paidentifikuar do t’i përdornin për veprimtari të paligjshme, si transport të lëndëve narkotike apo grabitje.

Ju mund të pëlqeni dhe këto