U përpoqën t’i grabisnin shtëpinë, burri përplaset me autorët

Pronari i një shtëpie në Durrës ka hasur në tre hajdutë që donin t”i vidhnin shtëpinë dhe është konfliktuar me ta.

Për shkak të përleshjes, kryefamiljari F.M ka marrë dëmtime të lehta, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.08.2019, rreth orëz 02:35, në fshatin Pjeshkë, Durrës, tre persona,   njëri prej tyre me armë zjarri kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit F.M. 48 vjeç, por autorët  janë diktuar nga pronari i banesës  dhe  janë konfliktuar fizikisht me njëri – tjetrin.

Shtetasi F.M., është plagosur në këmbë dyshohet me sende të forta dhe  ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes

Ju mund të pëlqeni dhe këto