U përpoq t’i merrte jetën një personi, kapet në flagrancë 35 vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar sot Lorenc Bitaj, 35 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim. Ai është dënuar nga Gjykata Italiane për “tentativë vrasjeje” dhe “falsifikim të dokumentave”.

Për këto vepra penale, ai është dënuar me 5 vite e 6 muaj burgim dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjatë një operacioni në Vlorë, Policia mundi të arrestohet Bitajn, i cili do të ekstradohet për në Itali.

Njoftimi i Policisë:

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.  Policia vë në pranga 1 shtetas të dënuar me 5 vite e 6 muaj burg nga drejtësia italiane. Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Interpol Tirana  ka bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:  L. (F.) B., 35 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Apelit Ancona, Itali me vendimin e datës 26.10.2019, e ka dënuar me 5 vite e 6 muaj burg, për veprat penale “Tentativë vrasjeje” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, sipas Kodit Penal italian. Vijojnë veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt shtetit italian.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto