U përpoq të rrëmbente 4 vjeçaren, Gjykata e shtron në spital psikiatrik 18 vjeçarin në Korçë

Një ngjarje e rëndë ndodhi dy ditë më parë në lagjen nr. 17 të Korçës, ku një 18 vjeçar tentoi të rrëmbente një vajzë 4 vjeçare nga duart e nënës.

Për fat të mirë, ngjarja e rëndë u parandalua nga disa banorë të lagjes që e shpëtuan të miturën. Së fundmi, Gjykata e Korçës ka marrë vendimin për 18 vjeçarin.

Gjykata ka vendosur shtrim të detyrueshëm në spital psikiatrik për 18 vjeçarin. Pas ngjarjes së rëndë, i riu u arrestua menjëherë nga policia.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto