Flower
Flower

U nda nga gruaja se ajo e tradhtonte me tjetër, por burrin shqiptar e gjen belaja pas divorcit me të

 

Serian Stafa, një 27 vjeçar nga Shijaku, ka rrëfyer sot në studion e “Me zemër të hapur”, historinë e marrëdhënies së tij me gruan, me të cilën ka edhe një fëmijë.

Ai tregoi se u martua në vitin 2003 me një grua nga Burreli, e cila sot është 22 vjeçe dhe problemet midis tyre kishin filluar që në fejesë, pasi ai zbuloi se ajo s’kishte bërë as 6 vite shkollë.

Seriani rrëfeu se teksa ishin të martuar, ai i gjeti asaj mesazhe me dashnorin, pasi ajo ia kishte dërguar gabimisht atij. Por pas divorcit, gruaja prej 6 muajsh i ka ndaluar Serianit që të takojë fëmijën e tij dhe për këtë, ai i është drejtuar emisionit që ta ndihmojë.

“Kam toleruar gjithçka deri sa kam gjetur telefonata dhe mesazhe. Ajo dërgoi mesazh që do ia çonte atij, e dërgoi gabimisht tek unë. Unë mora të atin në telefon dhe i thashë hajde merre gocën. Lidhjen e ka filluar pas martese. Më vonë nga ato që kam dëgjuar, kam kuptuar se ajo nuk ka dashur të martohej. Ka qenë një martesë e detyruar. Kur e takova për herë të parë ajo filloi të qante. I thashë nëse nuk do, nuk ke pse pranon. Kemi biseduar shumë herë para martese. Ajo tha që të ndryshojë dua një fëmijë që të vazhdojmë jetën”, tregon 27-vjeçari sipas “BalkanWeb”.

“Nuk ka pasur debate. Ishte me marrëveshje. E pranoi dhe vetë tradhëtinë, që ka bërë dhe kërkoi divorcin. Kur mbaroi divorci nuk e ktheu më djalin. Në gjyq nuk u përmend çështja e tradhtisë. Kisha ndenjur 4 vjet më të, nuk doja të ndihej keq. Por tani dua të shikoj tim bir. Unë do kontribuoj për të dhe as që e diskutoj këtë pjesë por tani jam i papunë. Kjo situatë nuk do jetë gjithmonë”, ka thënë Seriani.

Ju mund të pëlqeni dhe këto