Flower
Flower

U hoqi pasaportat diplomatike, gjyqtarët padisin qeverinë: “Të na rikthehen”

Disa muaj më parë, ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, hoqi 350 pasaporta diplomatike, duke deklaruar se ato do të jenë të pavlefshme derisa të hartohet ligji i ri.

Pas këtij vendimi, ka reaguar Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve. Ata kanë paditur qeverinë në Gjykatën Administrative për heqjen e pasaportave dhe kërkojnë rikthimin e tyre.

“Sot, me datë 11.07.2019, dorëzuam në Gjykatën Administrative të Apelit padinë kundër Këshillit të Ministrave, me objekt shfuqizimin e Vendimit nr. 389/2019, për pjesën që anulon pasaportat e shërbimit të gjyqtarëve të shkallës së parë dhe të apelit dhe për pjesën që heq të drejtën e tyre të pajisen me pasaporta shërbimi. Dëshiroj të sjell në vëmendje një pjesë nga Vendimi nr. 40/2014 të Gjykatës Kushtetuese mbi interpretimin e nenit 138 të Kushtetutës: “Paprekshmëria e pagës dhe e përfitimeve të tjera janë mgeitur në nivel kushtetues, me qëllim që të drejtat/përfitimet, të cilat burojnë nga ushtrimi i funksionit të gjyqtarit, të mos ndryshohen me efekt negativ. Formulimi i togfjalëshit “përfitime të tjera është i një natyre të përgjithshme dhe nuk konkretizon në mënyrë shteruese rrethin e përfitimeve të gjyqtarëve. Kushretutbërësi, jo pa qëllim e ka lënë të hapur kuptimin që i duhet dhënë rrethit të përfitimeve, pasi ka syniar të përfshijë në tërësinë e të drejtave që gjyqtarët i gëzojnë në funksion të ushtrimit të detyrës së tyre”, thuhet në padi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto