U dërgua në Turqi pasi u bë keq nga koronavirusi, vjen lajmi i mirë për trajnerin e Kukësit

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega, ka lënë ditën e sotme spitalin pasi ndodhej prej disa ditësh në Turqi për kurim ndaj koronavirusit.

Mësohet se Gega pritet të vijë sot në aeroportin e Rinasit dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Gersi Alisha ishte mjeku që e ndoqi me shumë përkushtim gjendjen e trajnerit.

Gega më 11 nëntor rezultoi pozitiv me koronavirus. Virusi i rëndoi mushkëritë trajnerit dhe ai u detyrua të shtrohej në një spital të njohur në Turqi për një mjekim më të specializuar.

Ju mund të pëlqeni dhe këto