U bë molla e sherrit për ngjarjen në Kavajë, kush është gruaja e martuar e me 3 fëmijë që solli konfliktin

Më poshtë ka dalë dhe fotoja e personit që u bë mollë e sherrit e konfliktit me armë në Kavajë, nga ku mbeti i vrarë Dritan Haxholli dhe u plagos oficeri policor.

Ajo quhet Marsida Qatja, është e martuar dhe ka tre fëmijë të mitur. Qatja ka qenë dikur e dashura e Haxhollit, i cili është i divorcuar. Ajo i ka dhënë fund lidhjes jashtëmartesore me Dritanin.

Marsida

Më pas, ajo ishte lidhur me Bledar Toçin, që punonte si polic në burg. Sipas “Balkanweb”, Qatja kishte një agjenci turistike të vetën dhe bënte një jetë luksoze.

Por tragjedia në Kavajë mund të kishte qenë edhe më e rëndë. Në momentin kur ka ndodhur krimi, në banesën e Marsidës kanë qenë dhe tre fëmijët e saj.

Ata janë të moshave 10, 7 dhe 2 vjeç, të cilët fatmirësisht nuk janë plagosur sepse ishin duke fjetur kur ndodhi ngjarja.

I plagosuri Bledar Toçi
Ju mund të pëlqeni dhe këto