Flower
Flower

U arrestua se konsiderohej i rrezikshëm, ish komandoja kërcënon gjyqtarin: “Sa të dal do…”

Pas arrestimit ditën e djeshme nga policia për nxitje terroriste, ish komandoja Erzen Uka, ka dalë sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda për t’u njohur me masën e tij të sigurisë.

Gjatë seancës gjyqësore, Prokurori Eugen Beci ka dhënë masën e arrest me burg, por Uka nuk ka pranuar të ngrihet në këmbë para trupit gjykues dhe ka thënë se respekton vetëm Allahun.

Gjithashtu, në mes të seancës, Uka ka kërcënuar gjyqtarin Bib Ndreca dhe prokurorin, duke u thënë se: “Sa të dal do të jepni llogari e nuk do kaloni kollaj”.

Kujtojmë se Uka akuzohet për 3 vepra penale, stërvitja për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste,; nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste dhe prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura ndërsa gjykata u tërhoq për vendim.

Ju mund të pëlqeni dhe këto