Flower
Flower

“Turp!”, njerëzit thërrasin për protesta për vizat, policia rrethon Ambasadën Holandeze

Votimi i parlamentit holandez për rikthimin e regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë, ka ngjallur revoltimin e Shoqërisë Civile të vendit tonë.

Kjo shoqëri paralajmëroi për protestë sot para Ambasadës Holandeze në Tiranë, duke kritikuar nismën e marrë nga Parlamenti holandez.

Në përgjigje të kësaj proteste, Policia e Shtetit ka vendosur disa efektivë para ambasadës për të garantuar një tubim të qetë.

përfaqësuesve të Shoqërisë Civile, në protestë do të jenë 10-15 persona të cilët do të mbajnë pankarta me slogane demokratike, të cilat në thelb do kundërshtojnë një vendim për kthim vizash për shqiptarët, ndërsa shprehen se krimin në Holandë nuk e mbollën shqiptarët.

“TURP! Jo Viza për Shqiptarët por për Qeveritarët e Pushtetit të “MJAFT” & SOROS që na sollën të gjitha Qeveritë Holandeze nga viti 2003 e deri më sot!

Sps MAFJEN SHQIPTARE në Holandë nuk e pollën shqiptarët por Mafia Qeveritare Soros me sponsorizimin zyrtar të Qeverive Holandeze!”, thuhet në reagimin e Shoqërisë Civile.

Ju mund të pëlqeni dhe këto