Tronditëse/ Ekzekutohet shqiptari brenda rezidencës, autorët ishin të veshur si policë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Spanjë, ku një shqiptar është ekzekutuar nga disa persona të armatosur.

Raportohet se shqiptari është vrarë në një zonë rezidenciale në rrugën Leo Febres-Cordero, ndërsa mediat e huaja zbulojnë se personat e armatosur ishin veshur si policë.

Dyshohet se shqiptari është ekzekutuar me 6 plumba, ndërsa nuk është bërë i ditur identiteti i viktimës. Raportohet se viktima ka një të shkuar kriminale dhe ka qenë në burg i dyshuar për vrasjen e një shqiptari tjetër.

Ju mund të pëlqeni dhe këto