Tronditëse në Korçë, gruaja 60 vjeçare hidhet nga pallati

Një ngjarje tronditëse është shënuar mëngjesin e sotëm në lagjen nr.8 në Korçë, ku një grua është hedhur nga kati i katërt i një pallati.

Raportohet se gruaja është rreth të 60-tave, ndërsa dyshohet se është vetëhedhur nga pallati. Fatmirësisht, ajo nuk ka ndërruar jetë.

Gruaja ndodhet e shtruar në spitalin e  Korçës, nën kujdesin intensiv të mjekëve pasi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Nuk dihet ende arsyeja pse 60 vjeçarja e ka kryer këtë veprim të rëndë. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto