Tronditëse në Bulqizë/ Zbulohet e mbytur në lum 32 vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Bulqizë, ku një grua 32 vjeçare është gjendur e mbytur brenda në lum.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, ndërsa policia ka bërë të ditur se në trupin e saj nuk janë konstatuar shenja dhune.

“U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër si “ngjarje aksidentale”, pasi rreth orës 21.30, datë 10.09.2019, është gjetur e mbytur në lumin e Bulqizës shtetasja M.F, 32 vjeçe, banuese në Bulqizë.

Nga këqyrja e trupit të viktimës, nga eksperti mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar dëmtime apo shenja dhune”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto