Tragjike/ Zbulohet trupi i pajetë i një shqiptari nën dhe, detajet nga ngjarja

Ditën e sotme, një banor në Kato Korakiana, në Korfuzin e Mesëm, ka zbuluar një skelet të varrosur në fushën që quhet Dassia.

Ai ishte duke shkuar për të bërë punë me traktorin e tij, kur ka nxjerrë nga dheu skeletin. Mediat vendase kanë raportuar se afër skeletit është zbuluar pasaporta e një 35 vjeçari shqiptar.

Mësohet se ai ishte deklaruar si i zhdukur prillin e kaluar. Policia e Korfuzit ka shkuar në vendngjarje, dhe pritet identifikimi i ekzaminimit mjeko-ligjor.

Ju mund të pëlqeni dhe këto