Tragjike, specialistja e shëndetit publik në Tiranë humb jetën nga koronavirusi

Specialistja e promocionit të shëndetit publik në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës, Mimoza Toska Zoraqi, ka ndërruar jetë nga koronavirusi.

61 vjeçarja nuk ka mundur t’i mbijetojë dot betejës me virusin e rrezikshëm. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Shkrimi i Manastirliut:

Dje u nda prej nesh, për shkak të Covid-19, Mimoza Toska Zoraqi, specialiste e promocionit të shëndetit publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës.  Eshtë një nga ata lajme që të shkaktojnë një hidhërim të papërshkrueshëm.

Moza ishte një zonjë e mrekullueshme, që rrezatonte veç mirësi, forcë dhe optimizëm me buzëqeshjen e saj të pandarë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes. U prehsh në paqe, e paharrueshmja Moza!

Ju mund të pëlqeni dhe këto