Tragjike/ Shuhet artisti dhe humoristi i njohur shqiptar: “Edhe ikjen e mori po me humor”

Gazetari Gjergj Marku ka dhënë lajmin e trishtë sot përmes një postimi në rrjetet sociale se është shuar nga jeta humoristi i njohur nga Mirdita, Mark Reçi.

“Mark Reçi, sot kaloi n’at jetë, por  iku ndryshe nga të tjerët, me atë humorin e tij te rrallë, sepse dhe ikjen e mori po me humor. Padyshim mbetet një nga artistët më të spikatur të humorit në Mirditë, per dekada të tëra. Nje nga ata humorista pa diplomë, por me diplomën e dhuntisë, që do e kishin lakmi sot shoë-t e mëdha në ekranet kombëtare.

Pos si humorist, Marku qe artist i nje dimensioni të gjerë, edhe si instrumentist me bandën frymore apo orkestra të tjera” shkruan gazetari Marku.

Ju mund të pëlqeni dhe këto