Tragjike në Laç/ Makina “Smart” përplaset me kamionin, humb jetën drejtuesja e mjetit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në autostradën Fushë-Krujë Milot, afër me Laçin.

Mësohet se një makinë e tipit “Smart” që drejtohej nga një vajzë, është futur poshtë kamionit dhe si pasojë, ajo është plagosur rëndë.

Ndonëse është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës, drejtuesja e mjetit që është identifikuar me inicialet S.G, ka ndërruar jetë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Ju mund të pëlqeni dhe këto