Tragjike në Finiq/ Banesa e tij u përfshi nga flakët, humb jetën i moshuari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Krane të bashkisë Finiq, ku një burrë ka ndërruar jetë pasi banesa e tij është përfshirë nga flakët.

Raportohet se viktima është 90 vjeçari Thanas Çakuli, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë nga tymi.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.02.2021, rreth orës 08:40, në fshatin Krane, Finiq, ka rënë zjarr në banesën ku jetonte i vetëm shtetasi Th. Ç., 90 vjeç, i cili si pasojë e asfiksisë nga tymi ka ndërruar jetë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.


Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Ju mund të pëlqeni dhe këto