Tragjike në Berat, gjendet e vetëvarur në shtëpi nëna e 4 fëmijëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Skrevan të Bashkisë Ura Vajgurore në qarkun e Beratit, ku një grua është gjendur e pajetë.

Mësohet se shtetësja me inicialet B. S, 51 vjeçe, nënë e 4 fëmijëve, është gjendur nga familjarët e vetëvarur dhe pa shenja jete.

Nuk dihen arsyet pse ajo i ka dhënë fund jetës dhe nëse vuante nga ndonjë sëmundje depresive. Dyshohet se familja ndodhej në gjendje të rënduar ekonomike, por vazhdojnë ende hetimet.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto