Tragjike/ Humb jetën shkrimtari i njohur shqiptar

Shkrimtari i njohur shqiptar, Rexhep Hoxha, ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare. Këtë lajm e kanë bërë të ditur familjarët përmes rrjeteve sociale.

Hoxha numëron disa libra të njohur në letërsi, ku midis tyre janë “Verorja” dhe “Lugjet e Verdha”.

Pos këtyre të fundit ai shkroi edhe librat si: “Gjethe të reja”, “Picimuli”, “Zëri i pyllit” dhe “Ermali”. Rexhep Hoxha lindi në vitin 1929 lindi në Gjakovë. Shkollën fillore dhe te mesmën i kreu në vendlindje, ndërsa Albanologjinë e studioi në Beograd.

Një kohë punoi redaktor i “Rilindjes për fëmijë” në emisionin për fëmijë të Radio Prishtinës, ndërkaq shumë vite e ligjëroi lëndën Letërsi për fëmijë në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës.

Ju mund të pëlqeni dhe këto