Tragjike, humb jetën shkrimtari i njohur shqiptar

Një lajm i trishtë është raportuar në media, ku ka humbur jetën shkrimtari, poeti dhe shqipëruesi i njohur, Faslli Haliti.

Ai është ndarë nga jeta në moshën 85 vjeçare. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë të ditur Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.

“Ikja e tij është një humbje për poezinë shqipe”, ka shkruar kjo qendër në rrjetet sociale.

Haliti është autor i mbi 20 librave, kryesisht me poezi. Ai është nderuar me çmime kombëtare e ndëkombëtare. Është përfshirë në disa antologji në gjuhë të huaja si italisht, anglisht, gjermanisht, greqisht. Është dekoruar me Urdhërin Naim Frashëri të klasit III, të klasit I si dhe me Urdhërin “Naim Frashëri” i Artë. Është Qytetar Nderi i qytetit të Lushnjës. Është Nderi i Qarkut Fier. Ka fituar çmimin e madh “Poeti më i mirë i vitit” – 2017, dhënë nga Fondacioni Kulturor “Harpa”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto