Tragjedia në Peshkopi/ 26 vjeçari vrau prindërit me automatik, zbardhen identitetet

Ngjarje e rende ne Peshkopi. Djali ka vrare nenën dhe babanë ne rrethana qe ende presin te sqarohen. Sipas te dhënave te para i riu mësohet se kishte vetëm dy jave qe kishte ardhur nga Anglia.

Viktimat janë identifikuar si Flamur Sela dhe bashkëshortja e tij. Dyshohet se ai ka pasur probleme mendore. Policia ka nisur hetimet menjëherë, duke bere fillimisht arrestimin e autorit. Ne vend është gjetur arma me te cilën ai ka vrare prindërit e tij dhe janë sekuestruar gëzhojat.

Qemal Sela, rreth 26 vjeç, I ka vrarë me armë zjarri automatik babain dhe nënën e tij , shtetasit: Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe, banues në Peshkopi.

Ndërkohë, policia ka arritur të kapë autorin e vrasjes dhe po vijon punën për zbardhjen e shkqeve të kësaj ngjarje.

Ju mund të pëlqeni dhe këto