Tragjedia në Bulqizë, zbulohet shkaku pse nëna dhe dy fëmijët humbën jetën

Një tragjedi goditi vendin sot, ku tre persona kanë humbur jetën në shtëpinë e tyre në fshatin Ostren të Madh të Bulqizës.

Nëna me vajzën dhe djalin e saj mbetën të pajetë, ndërsa vajza e mitur është e shtruar në Spitalin Ushtarak të Tiranës, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Së fundmi, është bërë e ditur shkaku i vdekjes së familjarëve. Ata janë helmuar, ndonëse nuk është saktësuar nëse janë helmuar nga ushqimi apo gazi.

Pritet që ekspertiza mjeko-ligjore e viktimave të zbulojë shkakun e helmimit.

Ju mund të pëlqeni dhe këto