Tiranë/ OSHEE paralajmëron qytetarët: “Këto rrugë më 11 maj do mbeten pa energji elektrike”

Pak më parë, OSHEE ka bërë të ditur nëpërmjet një njoftimi, se më datën 11 maj, disa rrugë të Tiranës do të mbeten pa drita. Kjo vjen si pasojë e disa punimeve që do të bëhen.

Njoftimi i OSHEE:

Njoftim për abonentët Tiranë

Stakim i datës 11 maj

Për shkak të remontit të parashikuar në disa kabina, në datën 11 maj gjatë intervalit kohor 01:00-06:00 do të punohet në 3 kabina në kryeqytet.

Pa energji do të mbeten këto rrugë: rruga “Kongresi i Manastirit”, rruga “Kujtim Laro”, rruga “Ymer Ndregjoni” pjesërisht.

Ju mund të pëlqeni dhe këto