Skandal në Tiranë/ Nëna shkon me meshkujt e tjerë në sy të fëmijëve, përdor djalin si tu.tor (Video)

Një skandal është bërë publik nga emisioni “Stop” mbrëmjen e djeshme, lidhur me një rast të rëndë prostitucioni që po ndodh pranë kompleksit malajzian në kthesën e Kamzës.

Një nënë ka disa kohë që ushtron këtë aktivitet ilegal në sy të dy djemve të saj, më i madh është 12 vjeç dhe i vogli 6 vjeç. Djali i madh është kthyer në tutorin e së ëmës, pasi negocion me klientët e saj. Kjo situatë ndodh në sy të policisë, pas orës 22:30.

Në këtë video, dëgjohet nëna e dy fëmijëve që shprehet se policia e di për aktivitetin e saj, por e ka lënë të lirë të veprojë. Prej një viti kjo situatë ka shqetësuar banorët e zonës përreth.

Një person i inflitruar nga emisioni “Stop” ka regjistruar bisedën me gruan dhe me fëmijët e saj, siç mund ta dëgjoni në videon më poshtë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto