Flower
Flower

Theri me thikë prindërit në sy të nuses, zbardhet arsyeja që nisi sherrin brenda familjes

 

Ditën e djeshme, një 25 vjeçar nga Durrësi masakroi me thikë prindërit e tij të moshuar, sepse ata i kanë kërkuar atij që të punonte, së bashku me të fejuarën e tij, e cila jetonte në një shtëpi me ta.

Ai plagosi rëndë dy prindërit e tij, Destan dhe Hasie Neziri, 75 & 64 vjeçe, të cilët ende ndodhen në gjendje të rëndë për jetën në sallën e reanimacionit të spitalit të Durrësit, ndërkohë që mjekët kanë deklaruar se është ende herët për të thënë nëse ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Autori i ngjarjes, Hajri Neziri, u dorëzua në Policinë e Tiranës disa orë pasi kishte ndodhur ngjarja. Ai ka pohuar se nga përleshja me prindërit kishte marrë edhe disa plagë të lehta.

 “Kam plagosur dy prindërit e mi në Durrës. Nga përleshja kam marrë edhe vetë plagë (gërvishtje jo të thella). Dua të dorëzohem në Polici”, mësohet të jetë shprehur 25- vjeçari për bluzat e bardha.

Këta të fundit, ashtu sikurse e parashikon edhe ligji për rastet kur paraqiten të plagosur me armë zjarri apo mjete prerëse, kanë sinjalizuar Policinë. Blutë e Tiranës mbërritën menjëherë në spital dhe ndaluan djalin bashkë me të fejuarën e tij. Kjo e fundit ende nuk ka të dhëna nëse do të ketë një akuzë bashkëpunimi, pasi roli i saj në ngjarje pritet të zbardhet pas një hetimi më të plotë.

Dyshohet se konflikti brenda familjes të ketë nisur pasi prindërit, të dy ish-mësues, i kanë kërkuar 25 vjeçarit të largohej nga shtëpia bashkë me të fejuarën dhe të punonin.

Ata shpenzonin vazhdimisht lekë nga pensioni i të moshuarve dhe djali i linte paratë në lojëra fati, një veprim që ka shkaktuar shpesh debat midis tyre.

Edhe dje ka ndodhur i njëjti konflikt dhe në debat e sipër, të moshuarit i vunë kusht çiftit të ri, të gjenin punë, ose të largoheshin nga shtëpia, pasi nuk mund t’i mbanin më me para dhe strehim.

25- vjeçari ka refuzuar dhe u ka kërkuar pjesën e tij të shtëpisë. Këtu situata është ndezur duke përfunduar mjaft rëndë, pasi ai ka qëlluar disa herë me thikë të dy prindërit. Të moshuarit, Destan dhe Hasie Neziri, kanë marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit.

Sipas mjekëve, 25- vjeçari ka qëlluar gjashtë herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit nënën, duke i shkaktuar dëme të rënda edhe në organet jetësore. Ai ka qëlluar dy herë me thikë edhe babain, një herë në faqe dhe një herë në kokë, duke e lënë edhe atë të plagosur rëndë. Në momentin e ngjarjes, në shtëpinë e familjes Neziri ndodhej edhe e fejuara e Hajriut, e cila dyshohet ta ketë ndihmuar atë në sulmin barbar ndaj prindërve të tij.

Burimi: Panorama

Ju mund të pëlqeni dhe këto