Thellohet bilanci në Shkodër, rezultojnë me Covid-19 edhe gjashtë persona të tjerë

Janë shtuar 6 raste të reja me koronavirus në Shkodër, ku janë infektuar 2 familjarë të së moshuarës që ka humbur jetën 2 ditë më parë.

Gjithashtu, është infektuar edhe infermieri që i shërbeu 80 vjeçares, e cila ishte personi i parë nga Shkodra që humbi jetën.

Rastet e tjera janë konfirmuar në dy zona periferike në Shkodër, në lagjet Dobraç dhe Kiras, ku të infektuarit janë izoluar.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë 38 të infektuar gjithsej në Shkodër.

Ju mund të pëlqeni dhe këto