“Thamë mos ra tërmet”, pronarja flet pasi i shpërthyen dyqanin me lëndë plasëse, ja dyshimet e saj

Një dyqan me ushqimore në Gocaj të Lezhës ka shpërthyer natën e mbrëmshme si pasojë e një eksplozivi që ishte vendosur aty.

Dyqnai është në pronësi të Arben Malotës, 49 vjeç, ndërsa nga shpërthimi ka pasur dëme materiale. Së fundmi, pronarja e këtij dyqani, ka deklaruar se nuk kanë asnjë konflikt.

Ajo ka hedhur dyshime se autorët mund të kenë dashur të grabisnin.  “Ku di unë a me marr naj lek. Kur kemi ardhur në 12 natës kemi parë këtë. Ishalla zoti i bëhet mirë gjithkujt. Nuk kemi dyshime. Ka 25 vjet që e kam dyqanin”, u shpreh zonja për “Fax news”.

Fqinjët e kësaj familje kanë thënë se ata janë të respektuar në fshat. “Thamë se mos është tërmet. Kujt ja merrte mendja. Janë familje e mirë dhe na vjen shumë keq për këtë që i ndodhi”, u shpreh një fqinje.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto