“Terror i egër në SHISH për nxjerrjen e emrit të Ballës si garantues i parave në Toyotat”

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë ku thotë se ndaj punonjësve të Shërbimit Informativ po ushtrohet një terror i paparë.

Kjo po bëhet pasi dyshohet se ata kanë informuar Bashën për emrin e Taulant Ballës si garantues i tre pakove me nga 1.5 milionë euro që u gjetën në makinat e tipit “Toyota Yaris”.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, ai ka thënë se proçedurat e terrorit psikologjik konsistojnë në 7 orë pyetje dhe kërcënime të shumta. Berisha u ka bërë thirrje deputetëve të Komisionit Parlamentar të sigurisë që të nisin një hetim ndaj këtij terrori që po ushtrohet tek punonjësit e SHISH.

Postimi i plotë:

“Terror i eger ne SHISH per nxjerrjen e emrit te Taulant Yaris/Gjures/Hoxhes/Jasharit/Balles si garantues i parave te droges!

Te dashur miq, prej tre ditesh, me urdher te Edvin Kristaq Rames, ish xhelatet e policise sekrete te Enver Hoxhes aktualisht drejtore kryesore ne Sherbimin Informativ, ushtrojne nje terror te papare ndaj punonjesve te ketij Sherbimi tek te cilet ata dyshojne se kane informuar Bashen per emrin e Taulant Yaris si garantues i tre pakove me nga 1.5 milione euro para droge, bazuar ne informacionet e dhena nga sherbime partnere.

Procedurat e terrorit psikolgjik qe perdorin ish xhalatet e sigurimit te shtetit konsistojne nder te tjera ne seanca te zgjatura edhe deri ne 7 ore pyetjesh dhe kercenimesh te pakten deri dje mbasdite ne kater raste.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete veprimtari te mirefillte kriminale te ish xhelateve te sigurimit te shtetit ndaj punonjesve te pafajshem te SHISH per te mbrojtur Taulant Yarisin, i bej thirrje deputeteve te komisionit parlamentar te sigurise te ndermarrin me urgjence hetimin e ketij terrori te papare dhe te informojne sa me shpejt publikun per kete veprimtari terroriste te sigurimit te shtetit ne krye te Sherbimit Informativ Kombetar! sb”

Terror i eger ne SHISH per nxjerrjen e emrit te Taulant Yaris/Gjures/Hoxhes/Jasharit/Balles si garantues i parave te…

Gepostet von Sali Berisha am Freitag, 29. Juni 2018

Ju mund të pëlqeni dhe këto