Flower
Flower

Tërheqja e komisionerëve të KiE, Çani: “Gjërat në Shqipëri janë bërë mullar”

Gazetari Arian Çani ka qenë i ftuar sot në emisionin “Open”, prej nga ku tha se është e pavlerë të diskutohet mbi tërheqjen e komisionerëve të KiE sepse gjërat në Shqipëri janë bërë mullar.

“Mendimi im është ky, që këtu është bërë gjëja aq shumë mullar dhe kjo është gjëja më kot, që s’erdhi Këshilli i Europës”, tha ai.

Sipas Çanit, mullari është ky: “Që kemi një datë, ku njëra palë thotë do shkojmë do bëjmë zgjedhje, pala tjetër thotë këto janë votime. Këtu fillon në njëfarë mënyre konflikti i 10 viteve të ardhshme. Hyjmë në një epokë të re 2020-2030”.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto