Tentuan të grabisin bankomatin në Kamëz, policia vihet në ndjekje të autorëve

Disa persona të pa identifikuar kanë tentuar të hapnin me mjete të forta një bankomat të një banke të nivelit të dytë në “Bulevardin Blu” në Kamëz.

Sipas “Balkanweb”, gjatë tentativës së grabitjes, ka rënë sistemi i alarmit dhe policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur parandalimin e vjedhjes.

Ndërkohë, autorët arritën të largoheshin, por policia është vënë në ndjekje të tyre.

Ju mund të pëlqeni dhe këto