Flower
Flower

Tentoi të shkonte me forcë me të miturën, kapet shtetasi i huaj në Durrës nga fqinjët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Durrës, ku një shtetas me pasaportë kanadeze është munduar të përdhunojë një vajzë të mitur shqiptare.

Policia e Durrësit bën të ditur se nga dëshmitë e personave rrotull, ai e tërhoqi vajzën nga zona e plazhit dhe u mundua ta fuste në një apartament aty afër.

Vajza ka thirrur për ndihmë dhe fatmirësisht qytetarët kanë lajmëruar policinë, e cila brenda pak minutash ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka kapur shtetasin e huaj, i cili momentalisht ndodhet në komisariat.

Ju mund të pëlqeni dhe këto