Flower
Flower

Të plagosurit, ministrja e Shëndetësisë jep detajet: “15 persona të lënduar, ja gjendja e tyre”

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar zyrtarisht nëpërmjet një njoftimi se janë dërguar në QSUT 5 policë, dy përfaqësues të medias dhe 5 protestues, duke thënë se janë aktualisht 15 persona të lënduar të shtruar në tre spitale.

“Ekipet e urgjences mjekesore kane  derguar ne QSUT 5 police, dy perfaqesues te medias dhe 5 protestues. Aktualisht po marrin trajtimin e nevojshem dhe mjeket konfirmojne se jane ne gjendje te stabilizuar shendetesore.

Me heret, 2 police me demtime ne koke dhe kurriz,nga mjete te forta, u derguan ne spitalin e Traumes, ku po marrin mjekimin e duhur mjekesor. Ne total, jane 15 persona qe po marrin trajtim mjekesor ne 3 spitalet universitare te Tiranes.Urgjenca mjekesore ne terren dhe ne spitale eshte ne gatishmeri te plote”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto