Tarifa e provimeve të mbartura u hoq, por studentët vijojnë protestën: “Ministria duhet të plotësojë edhe…”

Pavarësisht se Lindita Nikolla në një konferencë për shtyp pak më parë deklaroi se VKM për taksën e provimeve të mbartura u shfuqizua, protestuesit nuk ndalen.

Studentët kanë thënë se do të vazhdojnë me protestat e tyre derisa t’u plotësohen edhe tre pikat e tjera që ata kanë kërkuar në kërkesën që i kanë dorëzuar Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Me thirrjet “arsim publik falas”, “Ne nuk dorezohemi” studentët vazhdojnë të protestojnë para godinës së Ministrisë së Arsimit prej orës 10:00 të paradites së sotme, pavarësisht lajmit të ministres Lindita Nikolla se është shfuqizuar pika 4 e VKM për pagesë ekstra për provimet e mbartura.

“Ne duam shkresë zyrtare me katër kërkesat dhe nuk tërhiqemi. Të përgjysmohen tarifat. Ajo tarifë për provimet e mbartura ishte kryesore, por duhet të plotësohen edhe kërkesat e tjera. Do vazhdojmë protestat”, thonë studentët.

Ju mund të pëlqeni dhe këto